Durrës, më 21.01.2017.
Goditet një tjetër rast mitdhënie.
Drejtonte automjetin tej normave të lejuara të shpejtësisë.
Për të shmangur masën administrative i ofron ryshfet punonjësit të qarkullimit.
Arrestohet në flagrancë drejtuesi I mjetit.
Specialistët e Seksionit për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
• Holger Shahini 19 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi:
Më datë 20.01.2017, tek Mbikalimi i Shkozetit është ndaluar nga Punonjësi I Qarkullimit Rrugor pasi drejtonte automjetin tej normave të lejuara të shpejtësisë, 70 km/ orë mbi normën e lejuar.
Me qëllim për t'iu shmangur masës administrative për shkeljen e konstatuar, Shahini ka tentuar t’i ofrojë shumën prej 2 000 lekë punonjësit të policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar në nenin 244 të Kodit Penal.
Ещё видео!