#oranews #minorenetshqiptare #femijetshqiptaritali #shqiptaretitali
Pas raportit të "Save the Children", mbi nivelin e lartë të varfërisë së fëmijëve shqiptarë, të dhëna shqetësuese vijnë nga autoritetet italiane.
Brenda një muaji, nga 1 shtatori deri më 30 shtator, janë 249 minorenë shqiptarë më shumë që janë marrë më mbrojtje nga autoritetet italiane.
Shqiptarët përbëjnë numrin më të lartë të emigrantëve minorenë të identifikuar në territorin italian në një muaj, duke bërë që Shqipëria të renditet e para në listën e vendeve të origjinës së tyre, e duke lënë pas vende si Afganistan, Siria, Paksitan, Bangaldesh, Eritrea, Gambia etj.
Përgjatë muajit shtator, ndër 249 minorenë të parregullt shqiptarë, 15 prej tyre janë identifikuar në rrugët kufitare mes Italisë e Shqipërisë e 234 brenda territorit italian.
Të dhënat janë pjesë e raportit mujor, i sapo publikuar nga Ministria Italiane e Punës dhe Çështjeve Sociale e i siguruar nga RTV Ora e Ora News.
Numri i minorenëve shqiptarë të pashoqëruar e të strehuar vetëm gjatë muajit shtator në Itali, është gati dyfish më shumë se ai i verifikuar gjatë muajit gusht 2021, që sipas të dhënave zyrtare konfirmohet 143.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!