Prokuroria e Posaçme nuk është pajtuar me vendimin e gjykatës së shkallës së parë kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit për rrëzimin e kërkesës për rinisjen e gjykimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për çështjen e Gërdecit.
Ndaj SPAK ka dorëzuar zyrtarisht në gjykatën e apelit ankimimin kundër vendimit të gjyqtarit Erjon Çela për rigjykimin e ish-ministrit. SPAK kërkon rrëzimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe pranimin e kërkesës dhe nisjen e gjykimit.
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion javën e shkuar rrëzoi në Dhomën e Këshillimit kërkesen e Spakut per rihapjen e hetimeve.
Një nga argumentet e gjykatësit Erjon Çela ishte edhe fakti se vepra penale për të cilën akuzohet ish-ministri është parashkruar pasi kanë kaluar 10 vite që nga shpallja e vendimit të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes.
Po ashtu në argumentimin e vendimit të rrëzimit të kërkesës së SPAK, Gjykata e Shkallës së Parë vlerësoi se kërkuesi, prokuroria, trashgimtarët e viktimave duhet të paraqesin prova të reja që të mundësohet rihapja e çështjes.
Gjykata e lartë 2 muaj më parë shpalli moskompetencën për t’u shprehur lidhur me kërkesen e SPAK-ut për rihapje të dosjes për ish-ministrin, duke argumentuar se çështjet e korrupsionit për zyrtarët e lartë tashmë i gjjykon Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ndaj dhe çështja i kaloj Gjykatës së Posaçme.
SPAK kërkon rigjykimin e Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë e Gërdecit, ku mbetën 26 persona të vrarë dhe qindra të plagosur, me argumentin se ai nuk ka më imunitet deputeti dhe mund të përballet me drejtësinë.
Tv KlanSUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!