Në ditën e parë të diskutimit të projekt buxhetit 2025 në parlament kryeministri Edi Rama me detaje tregoi si do të ndahen 100 milion euro për bonusit e fundvitit për më shumë se gjysëm milion pensionistë.
Ky bonus i ri do të ndahet në dy shkallë; të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, pra deri në 200 euro, do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm përmes një bonusi të ri, 15 mijë lekë, 150 euro. Ndërsa pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dyfishin e bonuseve të viteve të mëparshme përmes një bonusi në masën 10 mijë lekë ose 100 euro.
Janë edhe disa kategori të tjera përfituese e të bonusit.
Përfshihen dhe 65800 invalidë pune dhe 44 600 përfitues pensionesh si nëna kryefamiljare apo fëmijë jetim. Ndërsa rreth 210 mijë pensionistë të tjerë do të përfitojnë nga bonusi i dyfishtë. Më konkretisht akoma, për të gjithë ata që marrin një pension social, ky bonus është i barabartë me një rritje vjetore të pensionit prej afro 13%. Për ata që marrin një pension 15 mijë lekë në muaj, bonusi është i barabartë me një rritje prej afro 9% të pensionit çdo muaj, ndërsa për nënat kryefamiljare dhe jetimët, ky bonus sjell një rritje me 35% të pensionit mujor.
Krahas këtij bonusi kryeministri paralajmëroi edhe një tjetër gjatë vitit 2025.
Paralelisht me shpërndarjen e bonusit të tre dhe dyfishuar të fundvitit, në ditët e para dhjetorit, ne po ashtu do të krijojmë pranë Bankës së Shqipërisë fondin e një bonusi të dytë. Ky bonus i dytë do të jetë bonusi i pranverës, i cili do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave vjetore të pensionistëve dhe do të jepet në hyrje të çdo pranvere duke ndarë për të gjithë pensionistët një shumë të përftuar nga rritja e ekonomisë
Për taksat e biznesit kryeministri tha.
Kur kam ardhur këtu në këtë sallë për buxhetin e parë, kemi vendosur parimin e taksimit të ndershëm dhe sot jemi i vetmi vend në rajon dhe në Europë po e po me zero taksë dhe zero TVSH për biznesin e vogël deri në 100 mijë euro xhiro dhe me zero taksë deri në 140 mijë euro xhiro ndërkohë që deri përpara ardhjes sonë, biznesi i vogël me xhiro mbi 35 mijë euro paguante taksë 10%, ndërsa ai me xhiro mbi 55 mijë euro paguante taksë 10% dhe TVSH 20%.
Shqetësimit të përvitshëm të socialistit Erion Brace për pamjaftueshmëri të fondeve të parashikuara të bujqësisë kryeministri i dha këtë përgjigje.
Unë po them këtu çfarë thotë buxheti i 2025. 146 milion euro për bujqësinë krahasuar e dini me sa, a e dini me sa, apo jo? Me 35 milion euro kur ishin këta, pesëfishi!
Dhe në fund kryeministri Edi Rama pati këtë mesazh për opozitën lidhur me zgjedhjet e ardhëshme parlamentare..
Ua kam thënë drejtpërdrejtë, ua kam thënë sinqerisht, mblidheni mendjen se keq dolët këtë herë, më keq do të dilni herën tjetër, por pranverën e ardhshme do të japim me vendimin e tyre një gjykim që do të jetë më i miri historik për Partinë Socialiste dhe më i merituar historik për këto mbeturina të një kohe që nuk kthehet më kurrë!
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#EdiRama#Buxheti#TopChannelNews
Ещё видео!