Tmerri i tërmeteve nuk po ndalet në Turqinë juglindore. Pallatet e dëmtuar nga lëkundjet e fuqishme 7.8 dhe 7.5 të shkallës Rihter, vazhdojnë të bien. Bilanci i viktimave vijon të rëndohet me ritme të shpejta. Deri më tani numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri kapërceu 5 mijë, ndërsa rreth 20 mijë të tjerë janë të plagosur.
Ekipet e emergjencës janë në luftë me kohën për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Operacionet nuk janë ndalur në asnjë moment. Nata që kaloi nuk ishte aspak e lehtë si për ekipet e emergjencës, ashtu edhe për ata banorë që e kaluan natën në temperatura disa gradë nën zero dhe në dëborë me trashësi që në disa zona kapërceu 20 centimetra, si në rastin e qytetit Malatja.
Sipas mediave turke, deri më tani qendra e vullnetarëve ka marrë një numër të jashtëzakonshëm prej mbi 719 mijë aplikimeshnga njerëz që duan të japin kontributin e tyre në operacionet e shpëtimit në 10 qytetet e shkatërruara nga lëkundjet e tokës. Megjithatë, aksesi drejt këtyre zonave është vështirësuar, pasi siç duket në këto pamje, shumë rrugë hyrëse tashmë nuk ekzistojnë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!