Në Kuvendin e Serbisë, gjatë seancës të së hënës për buxhetin, ka pasur një shtyrje dhe përleshje mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës.
Siç raporton media serbe “Kurir“, konflikti ka ndodhur para foltores ku po flisnin ministrat.
Në qendër të konfliktit ishin anëtarët e opozitës, mes të cilëve edhe kryetari i SSP-së, Dragan Dilas, pranë tij ishte edhe Radomir Lazoviç nga ZLF.
Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, i bëri thirrje sigurimit të reagonte dhe të qetësonte situatën.
Marinika Tepiç u ka derdhur verë disa deputetëve të mazhorancës qeverisëse, ndërsa deputetët e opozitës kanë përdorur bilbile dhe zhurmues.
Ka pasur edhe shtytje në ballkonin e kuvendit dhe rrëmbim të pankartës që tentuan ta vendosin deputetet, ku shkruhej: “Hajdutët e verdhë duan luftë, Serbia do punë”.
Edhe fjalimi i kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviç, u pengua nga zhurma që shkaktoi opozita.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Opozite#Lazoviç#TopChannelNews
Ещё видео!