“Ishte një ujë i rrëmbyeshëm këtu pata makinë që e kam për një djalë invalid. Shembën murin këtu blloqet ranë mbi makinë, ajo doli jashtë përdorimin. Këtu gjetëm dhe kecin e ngordhur”. Kështu shprehet, Flutura një banore në Librazhd, të cilës pak ditë më parë iu përmbyt shtëpia.
Përmbytjet e të enjtes së shkuar në Librazhd kanë shkaktuar dëme të mëdha në familjen Çekani që banon në lagjen Shesë. Veç makinës së shkatërruar dhe kecit të ngordhur Flutura trego dhe dëmet të tjera.
“Dyert e shtëpisë u shkatërruan fare u hoqën copa-copa”, shprehet ajo.
Deri tani Bashkia e Librazhdit i ka ndihmuar vetëm me ndihma ushqimore. Ata frikë se situata mos përsëritet ndaj dhe kanë një kërkesë minimale.
“Kemi bërë kërkesë me mijëra herë, një pritë është për të vënë. Vijnë gjithë mbetjet e fshatrave na bien ne këtu. Sado të punoj unë jam shumë e pakënaqur dhe në katunde është më mirë këtu nuk ve dorë njeri. Kemi bërë kërkesë të gjitha familjet të drejtë na japin por s’bëjnë gjë. Unë kam lënë fëmijët pa bukë dhe shtetit I jam përgjigjur një më një. I kam paguar të gjitha taksat”, thotë Flutura.
Edhe fëmijët e kësaj familje një prej tyre invalid janë ende të tronditur nga ajo që përjetuan javën e shkuar.
“U frikësova shumë mendova se mund të mbyteshim. Atë ditë divanet u mbushen me ujë, gjithë shtëpia u mbush gjithë llucë. Kisha frikë dhe për vëllain që s’mund të ecë dhe mund të mbytej. Kur ra dhe muri përjashta u trembëm dhe më shumë”, thotë vogëlushja.
Sic duket dhe nga pamjet shumë pajise elektro-shtëpiake kanë dalë jashtë përdorimit.
Të njëtat ankesa kanë dhe banorë të tjetër të kësaj lagjeje.
“Bashkia ka ardhur vetëm për konstatime as inerte asgjë. Një baçe e vogël me të mbjella është përmbytur dhe shtëpia u rrezikua”, thotë banori.
“Kanali lart nuk ka prita. Kemi problem çdo vit por këtë herë ka qenë më keq. E sheh si jemi”, shprehet një tjetër.
Në këtë lagje jetojnë rreth 15 familje, pjesa më e madhe e tyre kanë pasur dëme të shumta nga përmbytjet e javës së shkuar. ABC News u interesua pranë Bashkisë së Librazhdit dhe mësoi se ka përfunduar vlerësimi i dëmeve dhe pritet që në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të miratohet vlera e dëmshpërblimit.
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!