[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Tashme është bere e qarte se pas miratimit te reformës fokusi i opozitës do te jete ekonomia dhe kryetari i PD Lulzim Basha, ka sulmuar rivalin politik Rama pikërisht per kete. Basha ka denoncuar kryeministrin Rama se ne mënyre tinëzare ka ndryshuar buxhetin me akt normativ.“Pse? Pse kështu hajdutçe, fshehtësi, duke shmangur debatin, oponencën, kritikën? Sepse me ndryshimin e buxhetit Edi Rama nuk rrit asnjë pagë, tall dhe poshtëron 635 mijë pensionistët me indeksimin 1.6 përqind, pra një bukë e 100 gramë djathë në muaj, kur çmimet janë rritur e nuk kanë të ndalur. Kryeministri ne ikje nuk rrit asnjë qindarkë fondet për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Kur papunësia rritet cdo ditë, ai nuk shton, por e ul me 10% fondin për pagesën e papunësisë. Asnjë qindarkë për kompensimin e ish të përndjekurve politikë.”Por sipas Bashes qeveria edhe pse ul fondet për arsimin dhe shendetesine, eshte kujdesur te shtoje numrin e punonjësve ne kryeministri.“Kjo është qeverisja e degraduar dhe korruptive e kryeministrit në ikje. Taksa të larta, gjoba të larta, çmime të larta. Shto luksin e shërbëtorët për vete, ul fondet dhe rrit mjerimin për shqiptarët.”Basha ka theksuar se Partia Demokratike e ka nje program te qarte per ekonominë, ku buxheti do të jetë pronë e shqiptarëve, jo plaçkë për t’u ndarë sipas tekave.
Ещё видео!