Mijëra armenë etnikë kanë mbetur pa strehë në qytetinkryesor të rajonit të Nagorno-Karabakut, pasi u larguan nga sulmi ushtarak i Azerbajxhanit. Zyrtarët e Karabakut thanë se shumë familje ishin ndarë, pas ndërhyrjes së ushtrisë Azerbajxhane dhe nuk e dinin nëse të afërmit e tyre janë gjallë.
Por ata thanë se kushtet e armëpushimit po zbatoheshin, me evakuimin e të plagosurve dhe shpërndarjen e ndihmave. Nga ana tjetër edhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar tha se kishte dorëzuar 70 ton furnizime, ndihma kryesisht në ushqime dhe veshmbathje.
Kjo ishte edhe kolona e parë e ndihmave që arriti në territorin e diskutueshëm, që kur Azerbajxhani e pushtoi atë në një operacion rrufe pesë ditë më parë.
Nagorno-Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por zona të mëdha të tij janë kontrolluar nga armenët etnikë prej tre dekadasj. Të paktën 200 armenë etnikë vdiqën ndërsa ushtria e Azerbajxhanit hyri në enklavë. Rreth 60 trupa të Azerbajxhanit besohet se janë vrarë gjatë sulmit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Nagorno#Karabak
Ещё видео!