#oranews #vjosaosmani #kosove
Vjosa Osmani, presidentja e zgjedhur e Republikës së Kosovës. Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Vjosa Osmanin në postin e presidentes.
Ajo fitoi në raundin e tretë të votimit. Për kundërkandidat kishte ish-kandidatin për deputet, Nasuf Bejtën.
Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri. Në dy raundet e para, asnjëri nga kandidatët për president, Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, nuk arritën të marrë 80 votat e nevojshme.
Në sallë ishin të pranishëm 84 deputetë dhe në raundin e parë të votimeve morën pjesë 81 deputetë.
Në këtë seancë mori pjesë edhe deputeti goran, Adem Hoxha dhe ai nga komuniteti rom, Fadil Gashi, të cilët në seancën e së shtunës munguan.
Ndërkaq, sërish e pranishme është deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, pavarësisht se bashkëpartiakët e saj po e bojkotojnë seancën. Po ashtu nuk po marrin pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Listës Serbe.
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!