23 protestues janë arrestuar nga policia në Tiranë pas protestës së të enjtes të zhvilluar përpara kryeministrisë. Ndër të tjera janë proceduar penalisht 23 të tjera, si dhe 1 është shpallur në kërkim. Gjithashtu dhe në rrethe ka pasur qytetarë të cilët janë arrestuar apo proceduar penalisht nga ana e policisë.
Në Durrës janë arrestuar 2 shtetas, ndërsa 50 të tjera janë proceduar penalisht. Po ashtu në Shkodër 8 persona janë proceduar nga policia, ndërsa në Mirditë 5 të arrestuar dhe 13 të shpallur në kërkim. Në Elbasan ka pasur vetëm të proceduar ku numërohen 7 qytetarë, të cilët nuk I janë bindur urdhrit të policisë.
Protesta për rritjen e çmimit të produkteve ushqimore, bujqësore apo lëndëve djegëse u zhvilluan në mbarë vendin. Qytetarët bllokuan rrugët kryesore, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve. Protesta më e madhe ishte ajo e zhvilluar në Tiranë përpara Kryeministrisë, e cila zgjati për gati 4 orë. PËrgjatë saj u regjistruan dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Numri I forcave të policisë ishte I lartë, teksa u shoqëruan me dhjetra qytetarë.
Gjithashtu është njoftuar se protestat do të vijojnë çdo ditë, teksa duket se tashmë asaj I janë bashkuar edhe studentët.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Protesta#Arrestime#TopChannel
Ещё видео!