Rreth 1,200 turistë u evakuuan të martën nga monumenti ikonë i Parisit, Kulla Eiffel, pas raportimeve për një zjarr në një nga boshtet e ashensorit të saj, midis katit të parë dhe të dytë.
Zjarri, i cili u shkaktua nga mbinxehja e një prej kabllove të ashensorit rreth orës 10:30 të mëngjesit, është vënë nën kontroll pas 1 ore e gjysmë raportojnë mediat lokale.
Vizitat në kullë u kufizuan gjatë operacionit për të shuar flakët.
Atraksioni turistik dhe një nga kullat më të famshme në botë vizitohet nga mesatarisht 15,000 deri në 25,000 vizitorë çdo ditë.
Kulla Eiffel ka përjetuar një zjarr të madh edhe në të kaluarën.
Zjarri i janarit të vitit 1956 në dhomën e kontrollit të televizorit shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesën e sipërme të saj.
Kryeqyteti francez është përballur edhe me një zjarr tjetër që pothuajse shkatërroi një tjetër pikë referimi të spikatur, Katedralen “Notre Dame”, në vitin 2019.
Kryevepra arkitekturore gotike u mbyll për pesë vjet dhe është rihapur për publikun në fillim të këtij muaji.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#EiffelTower#France#TopChannelNews
Ещё видео!