Sali Berisha është i bindur se kryebashkiaku i Tiranës që sot ka udhëtuar jashtë vendit, është arratisur pasi u njoh me akuzat e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
“Sot në ora 5:15 të mëngjesit është nisur sipas thashethemit për në SHBA, por në të vërtetë drejtimi është i panjohur”, tha Berisha.
Kryedemokrati, që një ditë më parë deklaroi se denoncuesi anonim i Veliajt ishte Edi Rama, sot në daljen përpara mediave e akuzoi kryeministrin se ishte ai që e përcolli jashtë kufijve të vendit pasi Berisha beson se ata janë ortakë në përfitime të përbashkëta korruptive.
"Edi Rama bllokoi lëshimin e urdhër-arrestit ndaj Erion Veliajt, bllokoi lëshimin e sekuestrimit të pasaportës dhe ndalimit për të dalë jashtë shteti dhe de facto ai e përcolli atë në drejtim të paditur në mënyrë që shqiptarët të mos mësojnë fatin e qindra e qindra milionë euro të vjedhura”, tha Berisha.
Berisha bën krahasimin me rastin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për të treguar se SPAK-u ka përdorur dy standarde kur nuk ia ndaloi largimin jashtë vendit Veliajt dhe e arrestoi bashkëshortin e vajzës së tij në aeroport pa e marrë asnjëherë në pyetje.
“Në qoftë se Jamarbër Malltezi, i cili ka marrë 410 metër tokë të gjyshërve të tij, u arrestua në mënyrë brutale tek kthehej në Tiranë nga jashtë, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe llumi tjetër qeveritar, pa u pyetur as dhe njëherë të vetme, Erion Veliajt i pyetur disa herë, i akuzuar me akuza që shkojnë nga 20 gjer 35 vite burg, as nuk iu hoq pasaporta, as nuk u lëshua urdhër-arresti”.
Kryetari i opozitës i bën thirrje urgjente dhe për Erjon Veliajn dhe për Edi Ramën.
“Kërkoj dhe njëherë rikthimin me urgjencë të Erion Veliajt ose dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës”, tha ai.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!