Situatën politike në vend e komentoi nga studio e emisionit ‘A Show’ Adrian Thano, editor në Gazeta ‘Dita’. Ai tha se në buzën e humnerës ishim dhe 2 vite më parë dhe vazhdimisht vijmë në të njëjtën pikë dhe kjo po ndodh, Thano e cilëson si një teatër të madh. Për vendimin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve, Thano tha se Rama nuk ka pse të jetë i skandalizuar pasi i dinte lëvizjet. Ai tha se Rama ka ndryshuar mënyrën e sjelljes me zgjedhësit e tij, të cilët ndihen të tradhëtuar pasi kishin pritshmëri të tjera. Pasojat e kësaj krize, Thano i sheh tek mospërmbajtja e premtimeve elektorale nga Edi Rama dhe se kush nuk mban premtimet ikën nga politika. Përsa i përket zgjedhjeve lokale, Rama dhe Basha luajtën 'me porta bosh' dhe që të dy liderët e dinë që s'do ketë zgjedhje më 30 qershor. Zgjidhjen e krizës politike, Thano e sheh tek largimi i Ramës si kryeministër.
“A show” nga Adi Krasta ne News24 – 10 qershor, 2019
Copyrighted by News24 Albania
Ещё видео!