Qasja e re e negociatave në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është për t’u përshëndetur, por për momentin nuk mund të thuhet nëse deri në fund të kryesimit francez me BE-në, në fund të muajit Qershor, do të vijë deri zhbllokimi i negociatave aderuese për Shkupin dhe Tiranën.
Siril Bomgartner: Ne si vend kryesues me BE-në, e ndjekim këtë dinamikë, vërtetë e inkurajojmë dhe jemi të gatshëm në momentin e dhënë ta marrim përgjegjësinë tonë. Në këtë moment ekziston punë dypalëshe, negociohet për tema konkrete. Ekziston koordinim i përsosur në mesin e evropianëve, në mesin e institucioneve evropiane, me vëmendje të madhe ndiqet procesi, në këtë moment çështja është në korniza dypalëshe.
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, i cili e koordinon dialogun politik me Sofjen vazhdon të jetë optimist.
Bujar Osmani: Të gjithë presim se kjo dinamikë do të rezultojë me zgjidhje pozitive për ne, ndërsa kjo është fillim i negociatave që do të mbështetet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.
Zv/Kryeministri për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq, sot përsëriti se interesi i Maqedonisë së Veriut është që në negociatat me Bullgarinë të ruhet veçantia e identitetit dhe gjuhës maqedonase dhe në të njëjtën kohë të zhbllokohen negociatat aderuese me BE-në, pothuajse dy vite nën veton e Bullgarisë.
#RMV #Bullgari #BE #ngerciBulgariRMV
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!