Florida dhe Kuba po bëhen gati për t’u përballur me stuhinë tropikale Idalia, që pritet të intensifikohet me kalimin e orëve, në një Uragan të kategorisë së tretë.
Në perëndim të Kubës, autoritetet evakuuan dhjetëra mijëra njerëz nga qyteti Pinar del Rio si dhe nga qyteti i Artemisës.
“Qëllimi është të shpëtojmë jetë njerëzish dhe ti evakuojmë ata. Duhet ta kemi situatën nën kontroll.”
Edhe banorët e Floridës kanë dëgjuar thirrjet e autoriteteve dhe po përgatiten për pasojat e rënda të kësaj stuhie të fortë.
Raftet e supermarketeve janë boshatisur, me miliona amerikanë që janë furnizuar me ujë e ushqime, për javë të tëra.
“Sapo po kthehemi nga Karolina e Veriut sepse dëgjuam për stuhinë dhe donim edhe pjesën tjetër të familjes, ata të gjithë do të vijnë në shtëpinë tonë dhe do strehohen aty për t’u mbrojtur nga stuhia.”
Po ashtu, amerikanët kanë menduar të furnizohen edhe me naftë e gaz, pasi për shkak të fuqisë së erës, mund të ketë probleme në pikat e furnizimit.
Guvernatori I Floridës Ron DeSantis shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 46 qarqe të shtetit. Rreth 5,500 persona të Gardës Kombëtare janë mobilizuar dhe mijëra punëtorë janë gati për të ndihmuar në rivendosjen e shpejtë të energjisë elektrike pasi të kalojë stuhia.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!