Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, u konfirmua në detyrë nga KPK. Në përfundim të procesit të rivlerësimit, Dvorani kaloi Vettingun bazuar në tre kriteret, atë të pasurisë, figurës dhe vlerësimit profesional.
Në seancën dëgjimore zhvilluar për të i vetmi problem i konstatuar ishte mungesa e deklarimit të llogarive bankare në deklaratën për Vettingun. Gjyqtari sqaroi se bëhej fjalë vetëm për një gabim njerëzor, ku prej tij nuk ishin dorëzuar katër faqe të deklaratës.
Dvorani qëndron në detyrë si gjyqtar i Gjykatës së Lartë përtej mandatit 9-vjeçar të nisur në vitin 2005.
Mëngjesi i të mërkurës ka qenë i ngarkuar për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Rreth orës 9:00 ata konfirmuan gjyqatrin e Gjykatës së Tiranës, ndërsa më pas u shkarkua prokurorja e pezulluar Rovena Gashi./abcnews.al
Ещё видео!