Në seancën e 19 tetorit të Kuvendit të Kosovës, partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për aksionet ne veri si dhe për çështjen e gazsjellësit.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se në veri të Mitrovicës nuk ka siguri dhe se kosova pas aksioneve në veri, është më e dobët në këtë pjesë të vendit.
"Kemi parë dy operacione policore në veri të vendit, dhe pas këtyre dy operacioneve ka ndodhur përkeqësim i gjendjes sa i përket rendit dhe ligjit në siguri dhe dobësim i shtetit ligjor. Pas dy herëve që ka operuar Kosova në veri me policinë e vetë, të dy herët kemi dalë të dobët”
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj tani se kurdoherë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
"Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur deputeti Haradinaj e priste në zyrë kriminelin Millan Radojeçiq. Rreziku ka qenë nga marrëveshjet gjentelmene me kriminelë, nuk e rrezikon veriun policia. Fjala e deputetit Haradinaj është sulm ndaj moralit të policit"
Kurse deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka përgënjeshtruar akuzat e partive opozitare që këto aksione janë bërë qëllimshëm në prag të zgjedhjeve lokale.
“Punët e Qeverisë dhe Kuvendit nuk presin, ato duhet të vazhdojnë pa marrë parasysh procesin zgjedhor lokal. Ky kabinet qeveritar gjatë këtij procesi zgjedhor dha edhe një shembull dhe një standard të ri për pjesëmarrje në zgjedhje lokale. Prej mosshfrytëzimit të resurseve qeveritare deri tek mesazhi dhe korrektësia politike, gjë e paparë deri më tani në Kosovë”
Javën e kaluar autoritetet në Kosovë ndërmorrën një aksion anti-kontrabandë në disa komuna të vendit përfshirë atë të Mitrovicës së Veriut. Ky operacion është shoqërua me protesta të dhunshme të serbëve lokalë. Në përleshjet midis policisë dhe protestuesve janë lënduar 20 veta, në mesin e tyre zyrtarë policorë. Tensionet e javës së kaluar pasuan ato të muajit shtator kur veriu i Kosovës u bllokua nga serbët lokalë pasi aty u vendosen forcat speciale të Kosovës për të garantuar zbatimin e masës së reciprocitetit në çështjen e targave të automjeteve me Serbisë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosovë#Debat#TopChannel
Ещё видео!