Lajme arkiva 2005
Në spitalin rajonal të Vlorës paraqitet një gjendje e vështirë e fëmijëve të sëmur. Burime zyrtare nga mjekët specialistë të klinikës pediatrike pranë këtij spitali shprehen të shqetësuar në lidhje me këtë llojë epidemie, e cila tashmë është rënduar në këto dy muajt e fundit.
Të vegjlit ankohen për dhimbje të forta barku, të vjella, temperaturë të lartë dhe diarre të cilat mjekët specialist i konsiderojnë një epidemi gastrointestinale.
Vetëm në muajin korrik 600 fëmijë janë shtruar nga kjo epidemi në ambientet e këtij spitali. Ndërsa në muaj gusht numri i fëmijëve të sëmur është në rënie, sidoqoftë fëmijët që ankohen shtrohen menjëherë në ambientet e klinikës pediatrie dhe i jepet ndihma e shpejt mjekësore.
Mjekët specialist vlonjat tërheqin vëmendjen për mos përdorimin e ushqimeve dhe pijeve të cilat janë të ekspozuara në diell ndërsa këshillojnë prindërit që fëmijët e sëmur të trajtohen me sa më shumë lëngje./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!