[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Starton ketë te diele fushata kualifikuese ne zonën e europes per kampionatin Botëror Rusi 2018. Tre grupe eliminatore do te nisin rrugëtimin e tyre dhe natyrisht sytë jane drejtuar ne grupin C, ku kampionia e botes ne fuqi Gjermania do te luaje ndeshjen e pare te eliminatoreve ne Norvegji ndaj vendasve. Testi i fundit përpara tre diteve ishte i suksesshëm per djemtë e Lev qe munden 2-0 Finlandën, nje kundërshtar i ngjashëm me norvegjezet, te cilët u munden 0-1 nga Bjellorusia. Lev ka kërkuar tre piket, por edhe nje loje bindëse dhe me gola. Ne grupin C luhet gjithashtu edhe nje tjetër takim interesant siç është ai mes Çekie dhe Irlandës se Veriut. Anglia me trajnerin e ri Sam Allardajs do te ketë nje transferte te vështire ne Sllovaki. Ne Ternava vendasit nuk janë favorite përballe tre luanëve, por ne ndeshjen e fundit ne europian u ndanë me rrjeta te paprekura ne barazim 0-0. Po per te njëjtin grup do te luaje edhe Malta me Skocinë dhe Lituania me Slloveninë. Per grupin E do te zbresin ne fushe Sanimarka kundër Armenise dhe Kazakistani kundër Polonisë. Danimarka është e favorizuar jo vetëm nga faktori fushe, por edhe nga mungesa e yllit te armeneve Mhikitarjan. Ndërkohe Polonia nuk besohet te kete probleme ne Kazakistan. Ky grup mbyllet me takimin Rumani - Mali i Zi ne Kluzh Arena. Derbi ballkanik pritet te dhuroje gola.
Ещё видео!