Teksa socialistët i kanë publik 4 emrat e mundshëm për garën për kryetar Bashkie në Kukës, nga kampi demokrat, emri i vetëm që deri dje përflitej për një rikandidim të mundshëm, ishte ai i Admir Sinamatit. Por situata duket se edhe në Kukës po ndryshon, dhe krahas Sinamatit po dalin edhe emra të tjerë, pasi doktori mban mbi shpinë peshën e disfatës së parë ndaj Safet Gjicit, të cilin arriti ta mposhtë vetëm një videoskandal seksual në të cilin ishte përfshirë nga zyra e tij në Bashki.
Burime nga PD Dega Kukës, i thanë Top News, Uran Cengu, është një nga emrat më të përfolur së fundmi si një kandidat i mundshëm përballë rivalëve socialistë, edhe pse Admir Sinamati ka mbështetje për të rikandiduar, pasi zgjedhjet demokratët i konsiderojnë të manipuluara e të blera.
Uran Cengu, i cili në jetëshkrimin e tij mban për krenari faktin se në asnjë ditë të vetme nuk është larguar nga Kukësi, ku është lindur, rritur dhe vijon të punojë.
Uran Cengu vjen nga familje e persekutuar dhe e perndjekur politikisht nga rregjimi komunist, pasi i ati, Rakipi ishte nipi i te arratisurve Rexhep e Nazif Halim Nerguti, keta te fundit se bashku me pjestaret e familjes thyen kufirin ne vitin 1951. Pas ketij viti nisi persekutimi politike per familjen e Uran Rakip Cengut. Duke i privuar nga e drejta e studimeve, e drejta e punesimeve e duke i lene si puntore te thjeshte.
Cengu është anëtar i Kryesisë së PD, dega Kukës, teksa është me profesion jurist. Për disa vite ka mbajtur postin e Drejtorit të Drejtorisë Juridike në Bashkinë e Kukësit.
Mbetet për tu parë nëse Cengu do të mund të votëbesohet nga demokratët, të cilët më herët zgjodhën nga procesi i primareve doktorin Admir Sinamati, i cili mban mbi vete peshën e humbjes.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kandidatura#PD
Ещё видео!