Në një deklaratë të përbashkët, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Byroja Federale e Hetimeve, Administrata Federale e Aviacionit dhe Departamenti i Mbrojtjes thanë se gjatë javëve të fundit FBI ka marrë mbi 5 mijë raportime për dronë në disa shtete amerikane, por vetëm 100 prej tyre meritonin hetime të mëtejshme.
Pas ekzaminimeve, agjencitë vlerësojnë se bëhet fjalë për një kombinim të dronëve civilë, dronëve të zbatimit të ligjit, avionëve me pilot, helikopterëve, apo edhe yjeve në qiell që njerëzve u janë dukur si dronë. Agjencitë në fjalë shprehen se nuk kanë parë asgjë jonormale që mund të paraqesë rrezik për sigurinë kombëtare.
Ato thonë se janë identifikuar disa raste të dronëve mbi objektet ushtarake në Nju Xhersi, por shtojnë se kjo nuk është asgjë e re dhe se po bashkëpunojnë me autoritetet lokale, federale dhe shtetërore.
Megjithatë, pikëpyetjet e publikut amerikan, si dhe të disa politikanëve mbi çështjen e dronëve po vazhdojnë.
Përse një numër i madh dronësh janë shfaqur papritur në qiellin e Nju Xhersit? Kush i dërgoi? Dhe pse?
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas tha të dielën se nuk ka asnjë tregues për përfshirje të huaj. Ai shtoi se autoritetet po merren me këtë çështje, por theksoi se burimet janë të pakta.
Banorët e Nju Xhersit thonë se hapësira e tyre ajrore, zakonisht e qetë, është ndezur javëve të fundit, ndërsa zyrtarët kërkojnë përgjigje.
“Nuk kanë madhësinë e një avioni komercial, por kanë madhësinë e një makine Sepse kur ulen, duken shumë më të mëdhenj. Mund të them se nuk janë dronë civilë. Ka kaq shumë rreth Nju Xhersit, në të gjithë shtetin. Të gjithë i kanë parë gjatë tre ose katër javëve të fundit. Imagjinoni sa para duhet të kushtojë kjo”, thotë Chritopher Stadulis, banor i Nju Xhersit.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump hodhi teorinë e tij të hënën. Ai nuk tregoi nëse ka marrë ndonjë informacion të klasifikuar mbi këtë çështje.
“Qeveria e di se çfarë po ndodh. Ata e dinë nga erdhën dhe ku po shkojnë. Dhe, për disa arsye ata nuk duan të komentojnë. Mendoj se do të ishte më mirë që të tregonin se çfarë janë. Ushtria dhe presidenti e dinë. Dhe për disa arsye, ata duan t’i mbajnë njerëzit në ankth. Nuk mendoj se është armiku, sepse po të ishte, ata do t’i shkatërronin dronët. Diçka e çuditshme po ndodh”, tha Trump.
Çfarëdo qofshin, të gjithë pajtohen në një pikë: duan përgjigje.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SHBA#TopChannelNews
Ещё видео!