Lajme arkiva 2005
Vazhdon përplasja mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Transportit dhe Rregullimit të Territorit. Ministri Lulzim Basha ka deklaruar gjatë një konference për shtyp se urdhri për pezullimin e punimeve për mbikalimin në zonën e Zogut të zi do të vazhdojë të jetë në fuqi. Basha akuzon kryebashkiakun Rama se ka urdhëruar një sërë punimesh pa leje, pa oponencë teknike dhe pa leje mjedisore.
Lulzim Basha: “Në konceptin e tij arkaik Tirana është një çiflig i kryetarit të bashkisë. Po sipas këtij koncepti edhe në nëpërkëmbje të plotë të interesave të qytetarëve prej dy vjetësh kryetari i bashkisë ka çarë dhjetëra rrugë duke krijuar pluhurin dhe baltën më të madhe në historinë e kryeqytetit dhe duke mos mbyllur shumicën prej tyre. Në këtë mënyrë kryetari i Bashkisë ka zëvendësuar dispozitat ligjore me urdhrat personal. Sundimi i ryshfetit nuk mund të zëvendësojë më sundimin e ligjit.”
Akuzat e Bashës drejtori i infrastrukturës në bashki Albert Lenja i ka interpretuar si politike. Lenja në një konferencë për shtyp ka paraqitur të gjitha dokumentet që Bashkia e Tiranës disponon për projektin e mbikalimit duke hedhur poshtë pretendimet e Bashës dhe drejtorisë së policisë ndërtimore.
Albert Lenja: “Unë i bëj thirrje dhe specialistëve të mirëfilltë të heqin dorë nga ky shikim politik dhe thjesht ta shohin nga ana teknike nëse ka ndonjë problem.”
Në lidhje me pezullimet e punimeve në disa rrugë të nisura në kryeqytet nga Bashkia e Tiranës ka reaguar edhe këshilltari i kryeministrit Berisha zoti Besnik Aliaj.
Besnik Aliaj: “Dua t’ju siguroj që në emër të kryeministrit të qeverisë angazhimin e tyre maksimal, për të shmangur çdo lloj personalizimi dhe politizimi për rastin e problemit në fjalë, po nga ana tjetër angazhimi maksimal për të respektuar në mënyrë rigoroze rregullat dhe ligjet e parashikuara nga shteti ligjor./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!