Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona dhe sekuestruar qindra doza kokainë të ndara dhe gati për shitje.
Në pranga përfunduan shtetasit Arben Muça, 48 vjeç dhe Ervis Likmeta, 46 vjeç. Policia thotë se pas një pune hetimore disajavore ka rezultuar se Likmeta i ka shitur Muçës, sasinë e lëndës narkotike të ndarë në doza të gatshme për treg.
Në cilësinë e provave materiale, policia ka sekuestruar 216 gramë kokainë, të ndarë në 416 doza, 540 euro, nëj sasi lekësh, një thikë dhe katër telefona celularë.
Sipas policisë, dy shtetasit u arrestuan në flagrancë dhe akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin kokainën e ndarë në doza te lokalet e natës në zonën e Vollgës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Policia#Durres
Ещё видео!