[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Skema e pensioneve parashikohet te dale me fitim ne vitin 2045. Kështu e ka prezantuar para komisionit te ligjeve Ministri per Mirëqenien Sociale Erjon Veliaj reformën e pensioneve. Sipas Veliajt kjo reforme imponohet nga falimentimi i skemës aktuale dhe tashme çdo qytetar do te marre pension ne varësi te kontributit qe ka dhëne. Veliaj ka shpjeguar edhe skemen e rritjes se moshes se pensionit qe gradualisht do te arrije ne 67 vjec per grate dhe burrat. Por reforma e re pensioneve nuk ka kaluar pa debate; pasi Nard Ndoka i vetmi deputet i opozitës ne Komision e cilësoi ligjin problematik, ndërkohe qe socialisti Fino ngriti çështjen e gjithëperfshirjes ne këtë reforme. Por debatet ne komision nuk anashkaluan as interesat e vet deputeteve. Veliaj ka paralajmëruar se ne shtator do te miratohet nje kuader i ri ligjor per pensionin e kategorive te caktuara duke paralajmëruar se mosha e pensionit per minatorët do te ulet ne 55 vjeç.
Ещё видео!