Lajme Arkiva 2003
Procesi i votimit për zgjedhjet vendore do të përsëritet në gati gjysmën e qendrave të votimit të Tiranës. Ky është vendimi i Kolegjit Zgjedhor në Gjykatën e Apelit të kryeqytetit pas kërkesës së Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të rezultatit që nxjerr fituese për postin e kryebashkiakut të Tiranës, Edi Ramën dhe përsëritjen e zgjedhjeve vendore.
“Për Bashkinë e Tiranës në disa qendra votimi ka pasur parregullsi të tilla të cilat i bëjnë zgjedhjet të pavlefshme prandaj bazuar në nenin 117 gërma A, 174 gërma B të kodit zgjedhor vendosi. Ndryshimin e 2739 datë 13.11.2003 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Tiranë. Shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të datës 12.10.2003 të njësisë zgjedhore Bashkia Tiranë”.
Këtë vendim avokat Spartak Ngjela e ka cilësuar pozitiv, por të pjesshëm pasi nëse shpallet procesi i votimit i pavlefshëm në gjysmën e qendrave, në çdo vend normal sipas tij do të përsëritej i gjithë procesi i votimit. Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste për Tiranën Musa Ulqini ka bërë këtë koment menjëherë pas vendimit.
Musa Ulqini: Të gjitha parregullsitë të cilat janë çmuar nga Kolegji Zgjedhor, janë parregullsi nga ato qendra votimi ku mazhorancë ka qenë komisionerët e Partisë Demokratike. Kaq mund të bëjë opozita, nuk mund të ndjekë institucionet, megjithatë unë kam besim të plotë që qytetarët e kryeqytetit do ta përballojnë këtë sfidë.
I pyetur nëse vendimi i Gjykatës së Apelit është i ndikuar politikisht, pra vjen në një kohë kur Edi Rama ka nisur fushatën për kryetar të Partisë socialiste, Ulqini përgjigjet:
Musa Ulqini: Unë di që politika e vetme që ka djegur rezultatin në 130 qendra votimi, është absolutisht qëndrimi antiligjor i komisionerëve të Partisë Demokratike, të cilët janë urdhëruar që politikisht ta djegin rezultatin duke dëmtuar procesin.
Ndërkaq avokat Ngjela ka bërë të ditur se betejën gjyqësore për parregullsitë në listat e votimit do ta çojë deri në Gjykatën Kushtetuese./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!