Një shpërthim me lëndë eksplozive raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në Shkodër. Burime për gazetaren Emi Kalaja bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina.
Shpërthimi ndodhi në banesën e efektivit të policisë Valter Serra. Nga ngjarja raportohet të ketë vetëm dëme materiale. Shkaqet ashtu si autorët momentalisht nuk dihen. Dyshimet e para janë se ngjarja mund të lidhet me detyrën e efektivit, megjithatë autoritetet thonë kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj.
“Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër. Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, tha policia e Shkodrës në një informacion paraprak për ngjarjen./tvklan.al
#tritol #shkodër
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!