Lajme Arkiva 2002
Kryeministri Nano është përpjekur të bindë deputetët socialistë për fajësinë e ish-drejtorit të shërbimeve sekrete Fatos Klosi të cilin vetë Nano e ka paditur në prokurori. Ndër argumentat kundër Klosit, Nano renditi preferencat politike të shfaqura ndaj grupeve minorene në kupolën rozë.
Nano dëshmoi se shkarkimin e Klosit e kishin kërkuar të gjithë kryeministrat socialistë, por pengesë kishte qenë presidenti Meidani. Nano ka akuzuar Klosin për marrëdhënie të dyshimta me elementë të inkriminuar, rekrutim të punonjësve në kundërshtim me ligjin dhe publikim të sekreteve në media.
Fatos Nano:Në mënyrë të përsëritur të gjithë kryeministrat tanë të periudhës ’97-2002, kanë vlerësuar zyrtarisht, kanë kërkuar drejtpërsëdrejti tek drejtuesi i Shërbimit Informativ Kombëtarë apo te Presidenti i Republikës që roli i zotit Fatos Klosi si i tillë, si drejtues kryesor i SHISH-it, të përputhet me këtë progres të institucionit dhe të legjislacionit, gjë që nuk është arritur për shkak të karakterit personal të zotit Klosi, të shfaqjes së preferencave politike të tij jo ndaj mazhorancës, por ndaj grupeve të interesave më pak sesa mazhoritare gjithnjë të kushtëzuar me interesa abuzive vetjake, në mos private.
Nano e ka akuzuar sërish Klosin për vjedhje të mëdha në mijëra Dollarë nga fondet e Shërbimit Informativ Shtetëror. Përpara deputetëve rozë Nano mbrojti marrëveshjen me Berishën dhe sulmoi ish-aleatin social-demokrat Gjinushi.
Sipas Nanos marrëveshjet me opozitën për zgjedhjen e Moisiut, hetimin e Klosit, kthimin e pronave dhe reformën zgjedhore sollën hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Nano ka garantuar qytetarët se nuk do të kenë probleme me furnizimin me energji elektrike gjatë dimrit.
Deputetët socialistë kanë drejtuar më pas kritika ndaj sjelljes së opozitës në komisionin hetimor parlamentarë Ngjela. Në mbledhjen e grupit parlamentarë pati debate edhe rreth argumentave që do të paraqiten në raportin përfundimtar të komisionit për hetimin e veprimtarisë së Fatos Klosit./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!