Shoferi i autobusit të linjës së Laprakës është arrestuar në flagrancë pasi u kap nga policia në gjendje të dehur.
Gjatë kryerjes së testit me aparatin alkool-testues, 57 vjeçari G. T., banues në Tiranë, rezultoi se drejtonte autobusin në gjendje të dehur.
Sipas policisë, kontrollet janë shtuar në automjetet e transportit publik, për shkak të rëndësisë që paraqet ky sektor.
Gjithashtu, gjatë një jave, nga monitorimi me mjetet inteligjente, në akse të ndryshme të kryeqytetit janë arrestuar në flagrancë 16 shoferë. 12 prej tyre u vunë në pranga pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 të tjerë pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi dhe 2 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu janë pezulluar 79 leje drejtimi, 38 prej të cilave për tejkalim të normave të shpejtësisë, 31 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit dhe 10 leje drejtimi për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Tiranës kërkon kujdes dhe zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Tiranë/Policia Rrugore, kontrolle të përditshme ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik. Drejtonte në gjendje të dehur, autobusin e linjës së Laprakës, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari. Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës vijojnë kontrollet me shërbime të shtuara në terren dhe me mjete inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Kontrolle të përditshme, edhe ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik, për shkak të rëndësisë që paraqet ky sektor. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 57 vjeç, banues në Tiranë, sepse pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se drejtonte autobusin e linjës së Laprakës, në gjendje të dehur. Gjithashtu, gjatë 1 jave, nga monitorimi me mjetet inteligjente, në akse të ndryshme të kryeqytetit: -janë arrestuar në flagrancë 16 shtetas, 12 prej të cilëve pasi drejtonin mjetin përkatës, në gjendje të dehur; 2 të tjerë pasi drejtonin mjetin, pa leje drejtimi dhe 2 drejtues, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor; -janë pezulluar 79 leje drejtimi, 38 prej të cilave për tejkalim të normave të shpejtësisë; 31 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit dhe 10 leje drejtimi, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Monitorimi i akseve rrugore, me mjetet e logjistikës bashkëkohore, vijon. Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë”, sipas njoftimit të policisë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Autobusi#Policia#TopChannelNews
Ещё видео!