Një skenë e rrallë po konsiderohet ajo e një dite më parë, kur presidenti serb Aleksandar Vucic u kritikua hapur, me zë të lartë. Pas ndryshimit befasues të kursit për çështjen e Kosovës, të enjten pati fyerje ndaj tij dhe etiketim si “tradhëtar”.
Ndërsa kreu i shtetit mbronte ndryshimin e kursit të tij në parlament, politikanët e opozitës nacionaliste mbanin pankarta dhe tabela ku shkruhej : "Jo kapitullim". Ata pretendojnë një refuzim të qartë të planit të propozuar nga Gjermania dhe Franca për t'i dhënë fund tensioneve aktuale ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që nuk nënkupton njohjen formale mes këtyre shteteve, por që ato të pranojnë ekzistencën e këtyre shteteve.
Një anëtar i partisë klerik-nacionaliste e quajti kursin e Vuçiqit "të paparë ndonjëherë" dhe i tha presidentit se "nuk ka të drejta kushtetuese". Vuçici e mbrojti linjën e re për një orë e gjysmë në seancën parlamentare. Ai mbështetet në afrimin, në vend të kërcënimeve ushtarake, siç ishte rasti disa javë më pare, ndërsa u përpoq të qetësonte të pranishmit duke garantuar se : Ende nuk është nënshkruar asgjë, bisedimet do të vazhdojnë.
Për Serbinë me mendje nacionaliste, njohja e pavarësisë së Kosovës është e paimagjinueshme, madje dikush e quajti Kosovën "Jerusalemin e Serbisë" dhe paralajmëron se çështja nuk shikohet vetëm politikisht.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosove#Serbi#TopChannelNews
Ещё видео!