Kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainën në fund të shkurtit, vizita dhe hyrja në Kiev e dhjetëra lidereve perëndimorë ishte paimagjuesshme.
Trupat ruse rrethuan dhe bombarduan kryeqytetin duke kryer masakra brutale në rrethinat e tij. Por 3 muaj, qyteti është kthyer jo vetëm në simbolin e qendresës ukrainase, por edhe në simbolin e solidaritet perëndimor.
Fillimisht ishin zyrtarët amerikanë ata që iu afruan Ukrainës, duke vizituar kufirin polak me Ukrainën. Presidenti Joe Biden u takua me ministrin e jashtëm ukrainas Dimitry Kuleba, por Sekretari Antony Blinken shkoi edhe më tej, duke kaluar në anën tjetër të kufirit, në tokën ukrainase.
Kjo i hapi rrugën një mori vizitash të më shume se 20 liderëve, zyrtarëve dhe përfaqësuesve perëndimorë.
Ndër liderët e parë që vizitoi Kievin ka qënë ai i Polonisë, Andrei Duda, vendi i të cilit i ka ndjerë pasojat e luftës në Ukrainë më shumë se cdo udhëheqës tjetër europian. Pas një takimi kokë më kokë me presidentin Volodimir Zelenksy, Duda u rikthye në Kiev i shoqëruar nga disa udhëheqës të Europës Lindore për të treguar solidaritetin e tyre me Ukrainën.
Presidentja e Komisionit Europian e ka vizituat 3 here Kieivn që nga fillimi i luftës, duke qënë në kontakt të ngushtë më presidentin Zelensky. Josef Borrell dhe presidenti i OKB Antonio Guterrez vizituan po ashtu Kievin në maj dhe të dy u përballën me rrezik për sigurinë e tyre pas bombardimeve të objekteve pranë tyre.
Disa senator amerikanë dhe vetë sekretari Blinken vizituan po ashtu Kievin gjatë muajit maj duke i premtuar Ukrainën furnizime të mëtejshme me armë.
Një vizitë surprizë në Ukrainë ishte ajo e Boris Xhonson, i cili ka udhëhequr de facto deri më tani fushatën e perëndimit kundër Rusisë.
Ditë pas ditë, në Kiev kanë mbërritur pothuajse të gjithë udhëheqësit e Evropës, përfshire liderët e Bullgarisë, Rumanisë, Kroacisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Republikës Ceke, Estonisë Lituanisë , Letonisë, Finlandës dhe shumë
tjerë. Por ata që nuk kanë shkuar ende në Kiev janë kancelari gjermamn Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron.
Nga ana tjetër, shqiptari i parë që ka vizituar Kievin është kryeparlamentari maqedoas Talaf Xhaferi. Ai po ndiqet tanimë nga Kryeministri Edi Rama dhe Dritan Abazovic, të cilët janë liderët e parë nga Ballkani që vizitojnë Ukrainën pas luftës.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ukraine#Zelensky#TopChannel
Ещё видео!