Lajme arkiva 2008
Bamir Topi qe pas marrjes së mandatit të presidentit nuk ka tentuar në asnjë rast të krijojë grupime brenda Partisë Demokratike. Këtë deklaratë kreu i shtetit e bëri mbrëmë në emisionin Opinion teksa duke shpjeguar drekën me deputetët në Durrës, pohoi se ajo ishte një drekë mes miqve dhe se nuk kishte të bënte aspak me klanet në Partinë Demokratike.
Bamir Topi: “Nisi si një drekë e vogël dhe mbas marrjes së këtij informacioni, pse mos të vij dhe unë dhe unë, kishte një dëshirë dhe unë ndoshta do t’i kërkoja ndjesë dhe atyre të tjerëve që e kanë komentuar ndryshe mospraninë e tyre në atë drekë.”
Edhe pse i është shmangur pyetjes, zoti Topi nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit të tij për postin e kryetarit të Partisë Demokratike pas mbarimit të mandatit si president. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse do të konkurrojë për kreun e Partisë Demokratike, ish-nënkryetari demokrat tha se është ende herët për të folur për këtë gjë.
Bamir Topi: “Provizioni apo parashikimi është ende shumë ;larg për të përcaktuar se si do të shkojnë gjërat.”
Gjatë intervistës ne Opinion Presidenti i republikës ka mohuar të këtë blerë votat për zgjedhjen e tij, të kushtuar se në 85 votat që e zgjodhën ka ndikuar edhe Fatos Nano, por e gjithë kjo sipas tij vetëm mbi bazën e konjukturave politike./tvklan.al
Gazetare: Desada Metaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!