Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Policia e Delvinës, e mështetur edhe nga FNSH kanë arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim për vjedhje në shuma deri në 400 mijë euro në Greqi. Ndërsa personi tjetër u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik dhe të mjetit me të cilin qarkullonte pa leje drejtimi përkatëse u konstatua një sasi lënde narkotike në total 37.1 gramë e dyshuar si "Kokainë".
Policia sqaron se "në pranga u vu Aleks Çoba, 48 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në shuma të mëdha parash deri në 400 mijë euro në shtetin grek. Për këtë shtetas u ekzekutua Vendimi penal datë 20.09.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Sarandë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vjedhja" .
Gjithashtu po gjatë kontrolleve nga Policia e Sarandës u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Dritan Hyseni, 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të mjetit me të cilin qarkullonte pa leje drejtimi përkatëse u konstatua një sasi lënde narkotike në total 37.1 gramë e dyshuar si "Kokainë".
Po ashtu gjatë kontrolleve në lokalet e natës u shoqëruan për verifikim 9 persona.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Ещё видео!