#oranews #saliberisha #edirama
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një komunikatë për mediat pas daljes nga Kuvendi deklaroi se Porti i Durrësit është afera më e madhe "e bërë nga Rama dhe Vuçiç".
"Këto kompani janë sanksionuar ashpër nga e gjithë bota e lirë. Poseduesit e ballit ujor të Beogradit shitën kompanitë e tyre që i kishin regjistruara në Qipro. Ky transaksion ishte vetëm formal. I mori të gjitha Amari i Edi Ramës. Kështu që faktikisht ndërtuesit e vërtetë janë vëllezërit Kariç. Natyrisht këtu del dhe një nga lidhjet më të fuqishme të Edi Ramës që ka për flamur, flamurin e Beogradit.
Ka për atdhe të vërtetë Serbinë. Ka për Zot paratë, që vjedh bashkë me Vuçiç. Kjo sepse afera e djegësve me 420 mln euro është as 1/10 e aferës shumë miliarde të Portit të Durrësit. Ndaj edhe ai flet dhe ia mbath në pralament si i kalamendur nga droga, përçart. Kërcënon me skapin e Partisë dhe Gjykatat e partisë, por e vërteta është se për cdo aferë ai do të përballet me drejtësinë, veçanërisht pas kalimit të ligjit të heqjes së parashkrimeve për qeveritarët. Sidoqoftë, fjalën më të fuqishme e kanë e qytetarët me datën 12 nënntor që do të jetë revoltë popullore e shqiptarëve kundër këtij regjimi që nuk ndalet së vjedhuri ata," tha ai.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!