Shqipëria ka nisur sot procesin e vaksinimit kundër COVID. Në një konferencë për mediat nga ambientet e stadiumit “Air Albania”, Kryeministri Edi Rama tha se ndihej i lehtësuar pasi procesi i vaksinimi më në fund po nis.
“Sot është një ditë e veçantë sepse nisim jetësimin e fushatës “Shqipëria buzëqesh” me vaksinimin anti-COVID. Për sa më takon dua të nënvizoj se ndihme vërtet i lehtësuar për faktin se jo vetëm kemi arritur në kushte aspak të lehta të sigurojmë 500 mijë doza nga Pfizer, por që sot nisim vaksinimin para afatit të përcaktuar”, tha Rama.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë nuk ka pa sulmuar Bashkimin Evropian, duke thënë se nëse Shqipëria do të priste nga skema COVAX do të ishte ende pa vaksina.
“Strategjia që kishte përcaktuar Bashkimi Evropian për të investuar në skemën e COVAX ka rezultuar edhe sot që flasim është e papërcaktuar në kohë. Si për Shqipërinë dhe vendet e tjera jashtë BE, nëse do të prisnim vetëm nga COVAX nuk do të dihej se kur do të niste procesi i vaksinimit. Ne kemi punuar kanale të tjera. Ia kemi dalë që të takojmë Pfizer dhe të hapim me ta kanale komunikimi të vështira. Po ashtu kemi hapur kanale të tjera bilaterale me 4 vende të tjera”, shtoi Kryeministri.
Por edhe pse Shqipëria ka një kontratë me Pfizer për 500 mijë doza, sërish vaksinat e sotme janë një dhuratë nga një vend i Bashkimit Evropian.
“Vaksinimi që nisim sot është fal një bashkëpunimi bilateral me një vend nga BE, por që nuk jam i autorizuar ta them. Meqë është thënë se ky vend është Greqia, më duhet ë them se nuk është Greqia”, u shpreh Rama.
Po ashtu Edi Rama tha se “shumë shpejt do të kemi dhe një marrëveshje me kompaninë AstraZeneca”./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!