GREQI - Një tërmet me magnitude 6.1 i shkallës Rihter është regjistruar në ishullin e Qefalonisë në Detin Jon, në pjesën perëndimore të Greqisë. Tërmeti është verifikuar rreth orës 05:08 minuta me orën lokale dhe epiqendra e tij ka qenë 12 km nga qyteti i Liksurion, që u godit nga një tjetër tërmet më 26 janar të këtij viti.
Që prej asaj dite, shumë nga banorët e vendit flinin ende jashtë shtëpive të tyre pasi ishin të terrorizuar. Autoritetet vendase kanë referuar se dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur lehtë, mbi të gjitha pasi janë goditur nga objektet që binin gjatë lëkundjeve.
Të gjithë banorët, kanë dalë nëpër rrugë të terrorizuar dhe sipas disa dëshmitarëve në vend, thuhet se disa rrugë janë dëmtuar, gjithashtu ka pasur një ndërprerje të energjisë elektrike dhe të ujit në disa zona.
Kryetari i Bashkisë së Qefalonisë, Alexandros Parisis, bën me dije se Porti i Lixouri-t, qyteti i dytë më i madh në ishull është dëmtuar. Edhe pse lëkundjet ishin të forta, nuk janë verifikuar viktima nga ky tërmet.
Tërmeti që ra më 26 janar shkaktoi dëme të mëdha në rrugë, dhe në ishull ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Në vitin 1953, një tërmet i fortë me magnitudë 7.2 i shkallës Rihter, në Qefaloni, provokoi vdekjen e 450 personave dhe shkatërroi një pjesë të madhe të ishullit.
Ещё видео!