Deputeti Ferdinand Xhaferraj ka kërkuar një interpelancë për ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit, ku ai hedh akuza se kompania investitore nuk është Emaar Group, por një kompani offshore.
Sipas tij, kostoja e investimit mund të shkojë deri 60 milionë euro dhe jo 2 miliardë euro sa ka ofruar Emaar Group.
“Punimet nuk kanë filluar ende. Porti i Durrësit nuk është nga kompania investitore Emmar Group, por është kompania offshore e quajtur Symphony. Projekti i Portit të Durrësit aferë e madhe korruptive”, tha Xhaferraj.
Por ministrja Balluku ka sqaruar hap pas hapi të gjitha procedurat e realizuara, duke theksuar se çdo gjë është ligjore dhe se investimi vjen prej “Symphony” pronë e Mohamed El Alabbar.
“Do sqaroj një tymnajë të madhe, ishte një plan në vitin 2016, plan i përgjithshëm kombëtar, ekziston një plan i integruar i brezit detar edhe ky po i vitit 2016. Për ata që kanë qenë mollë të ndaluara ne kemi bërë një garë. Më datë 13.12. 2022 Emmar i është drejtuar me një letër Ministres Balluku, ku ai shprehte vullnetin për të investuar në Portin e Durrësit. Letra i është përcjellë AIDA-s në kompetencë. Symphony është investitor strategjik. Të thoni që s’ka transparencë është abuzim nga ana e juve. Investimi vjen prej Symphony pronë e Mohamed El Alabbar”, tha Balluku.
Xhaferraj mori sërish fjalën, duke hedhur akuza se projekti nuk ka për qëllim zhvillimin e portit, por për të ndërtuar kompleks luksoz për një grusht njerëzish.
“Ministrja e nisi me Emmar dhe investimet në Mal të Zi, po me Serbinë pse nuk i përmendi? Peshkaqeni qeveritar po bën aferën më të madhe korruptive dhe do e shpjegoj me fakte. Citohet se kjo marrëveshje nuk i nënshtrohet asnjë procedure të prokurorimit. Nuk i është nënshtruar tenderit publik, procedurës konkurruese. Projekti është përpiluar për të shmangur transparencën. Projekti nuk ka për qëllim zhvillimin e projektit por për të ndërtuar kompleks luksoz për një grusht njerëzish. Simfoni, kompani offshore që shërbeu si mbulim për Emaar. Godina është hallka e parë e vjedhjes së pronës më me vlerë të durrsakëve. 2 mld investim,për një vit një tabelë kanë vendosur. Kam investiguar dhe 50, 60 mln euro investime duhen për porte të madhësive të njëjta me atë të Durrësit “, tha Xhaferraj.
Ai nuk i kurseu as ironitë ndaj ministres, ndërsa ajo ishte në vendin e saj.
“Ngrije kokën e di që je në siklet por s’të ndihmoj dot”, i tha Xhaferraj me ironi ministres.
Ndërsa mori sërish fjalën e saj, Balluku hodhi akuza personale ndaj deputetit, pas ironisë së tij.
“Po bëni një tymnajë për të mbuluar gjithë zullumet tuaj, ju doni ta mbani ashtu , unë nuk kam as djalë që shet e blen prona. Gjeni akuza të tjera se ajo ju ka rënë me kohë”, mbylli fjalën Balluku.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#BelindaBalluku#Kuvend#TopChannelNews
Ещё видео!