Nga Vlora foltoren me demokratët, Sali Berisha e nisi me himnin kombëtar, duke i dhënë një mesazh Lulzim Bashës se nga kjo betejë as që ka ndërmend të tërhiqet, pa përmbushur misionin për rrëzimin e tij nga karrigia e kryetarit.
Lulzim Bashën e etiketoi peng të Edi Ramës duke e akuzuar se ka vrarë pluralizmin në vend. Në listën e gjatë të tradhtive i renditi edhe largimet nga radhët e demokratëve, duke ia ripërsëritur se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet për ta shkarkuar atë.
Në krah të mbesës së Musine Kokalarit, eksponente e Partisë Republikane amerikane, Berisha dha një mesazh të koduar për shpalljen e tij “non grata”, duke iu referuar presidentëve Uillson, Clinton e Bush.
Lulzim Bashën e cilësoi jo vetëm një lider të thyer e humbës përsëritës në zgjedhje, por e akuzoi se me heshtjen e tij është pozicionuar pro “Ballkanit të Hapur”, kundër interesit të Kosovës.
Pas shpalljes “non grata” tha se qëndron multimiliarderi Xhgorxh Soros, që sipas Berishës së bashku me Kryeministrin Rama kanë kapur peng drejtësinë në Shqipëri.
Takimit të Berishës me demokratët e Vlorës iu bashkua edhe drejtuesi politik i këtij qarku, Bujar Leskaj, kreu i degës së PD-së Genc Deromemaj, ish-Presidenti Bujar Nishani, si dhe deputetë të legjislaturës së kaluar.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!