Qiratë dhe taksat e banesës kanë vendosur në vështirësi financiare miliona gjermanë. Sipas studimeve vendase, gati 17.5 milionë banorë janë të prekur prej kostove të banimit. Shifra përbën 21 për qind të popullsisë totale të vendi dhe sipas të dhënave zyrtare kjo kategori ka probleme në përmbylljen e detyrimeve financiare mujore për shkak të kostove të mëdha të banimit.
Studimet dhe anketat zyrtare gjermane tregojnë se një në pesë gjermane me probleme të mëdha sociale për shkak të kostove të banimit janë nga mosha 65 vjeç e lart. Por edhe të rinjtë, sidomos ata nga mosha 18 deri në 25 vjeç janë në kufijtë e varfërisë. Kuota e varfërisë tek ky grup është rreth 31 për qind, thotë Dojçe Vele. Varfëria shumë e lartë është edhe tek familjet me një prind, ku të dhënat tregojnë se 36 për qind e kësaj kategoria kanë probleme të mëdha financiare.
Grupi tjetër më i rrezikuar drejt varfërisë ekstreme janë edhe beqarët, sidomos ata në moshën e pensionit, ku kuota është gati 42 për qind.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Qirate#Gjermania
Ещё видео!