LEZHË - Plazhi i Tales në Lezhë është gati për sezonin turistik dhe fushata elektorale nuk do të ndikojë ne ofrimin e shërbimeve komunale në këtë zonë bregdetare. Administrata e Komunës Shënkoll ka vijuar të jetë e angazhuar në punën e sajë, e ku sigurisht zona bregdetare e Tales mbetet objektivi kryesor në prag të sezonit turistik.
Këtë e ka konfirmuar Kreu i Komunës Shënkoll, Fran Frrokaj. Ai ka bërë të ditur se gjithçka do të funksionojë në mënyrën më të mirë, ndërsa do të ketë element të shtuar që në fakt nuk i referohen zgjedhjeve vendore, por nevojës për të përmirësuar vazhdimisht shërbimet që ofrohen nga kjo njësi vendore.
Vetëm pak ditë më parë Komuna e Shënkollit ka ndërhyrë për pastrimin e zonës nga mbetjet që sjell deti, ndërsa pritet që brenda një kohë të shkurtër e gjithë zona të pajiset me kontejner për mbetjet, banjat publike ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm ka vijuar normalisht.
- See more at: [ Ссылка ]
Ещё видео!