Pasi Serbia kërkoi të hënën vendosjen e KFOR në Veri, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçic.
Në një postim në Tëitter Stoltenberg deklaron se u ka bërë thirrje Kurtit dhe Vuçic që të përmbaheshin nga veprimet e njëanshme që do të mund të shkaktonin përshkallëzimin e situatës.
Kreu i NATO thotë se ka biseduar me Vuçic dhe Kurtin për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe se e ka bërë të qartsë se misioni i NATO në Kosovë, KFOR-i mbetet vigjilent.
“Dialogu është mënyra e vetme për të ecur përpara”, shkruan Stoltenberg në Tëitter.
Prej më shumë se një jave, në Veri të Kosovës, ka një prani të shtuar e forcave të KFOR-it, sidomos në rrugët që të cojnë për në pikat kufitare në Jarinjë dhe Brnjak.
Telefonata me dy liderët erdhi pasi Aleksandër Vuçiç, tha se shpreson që KFOR dhe EULEX të kryejnë punën e policisë në veriun e Kosovës, pas vendimit të serbëve për t’u larguar nga të gjithë institucionet e vendit.
Kjo është telefonata e disatë e kreut të NATO me liderët e Kosovës dhe Serbisë, në përpjekje për të ndërmjetësuar uljen e tensioneve.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#NATO#TopChannel
Ещё видео!