Biznesmeni dhe Presidenti i grupit “Balfin”, Samir Mane, ka qenë i ftuar këtë të dielë në rubrikën “Ka një Mesazh për Ty” në emisionin E Diela Shqiptare në Tv Klan.
Një nga shprehjet e Samir Manes është se në biznes nuk ka emocione. Por Presidenti i grupit “Balfin” ka zbuluar se çfarë e emocionon atë.
Ardit Gjebrea: Pjesën e dytë të ‘Ka një mesazh për ty’ do ta nis me një të ftuar vërtetë special, nëse do të artikuloja shprehjen ‘1 në një milion’ për të nuk do të gaboja. Fjalia tipike kur e prezantojnë është: një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri, por unë do të shtoja edhe një shok i mirë për ata në ditë të vështira. Pak ditë më parë festoi 30-vjetorin e krijimit të sipërmarrjes së tij, grupi BALFIN ku janë punësuar mbi 5,000 punonjës. Sot do doja të përjetonim më shumë një tjetër dimension të tij, atë çfarë e bashkon me ‘Ka një mesazh për ty’, dimensionin human, më lejoni të ftoj Samir Mane.
Tashmë të gjithë e dinë historinë tuaj, ju jeni nga ata që keni nisur çdo gjë nga zero dhe keni ngritur një perandori që sot shtrihet në 10 shtete të botës. Në këtë stad a mbërrin tek ju nevojat e njerëzve të tjerë, të atyre që jetojnë me 100 halle dhe si i përjetoni ju ato?
Samir Mane: Natyrisht që mbërrijnë dhe kemi struktura që edhe merren me këto gjëra në mënyrë të përditshme, por pa dyshim sa herë më bie mundësia t’i dëgjoj vetë hallet i marr emocionet dhe mundohem t’i zgjidh vetë ose t’i ndjek vetë deri në fund. Kështu që kjo është një nga gjërat që e bëj tashmë me shumë pasion.
Ardit Gjebrea: Një shprehje e juaja e njohur është që në biznes nuk ka emocion, kështu që na krijohet përshtypja e një njeriu që duhet të jetë edhe pak i ftohtë për të ecur përpara. Nga ana tjetër edhe pse nuk ju keni dhënë shumë zë, janë të shumta veprat e bamirësisë. Vetëm në rastin e tërmetit ju keni dhuruar personalisht 1.2 milionë Euro ndihmë për njerëzit, pra në këtë rast në kundërshtim me shprehjen tuaj ka ndjeshmëri. Çfarë emocionon Samir Manen?
Samir Mane: Në biznes nuk kam emocione, por padyshim për të ndihmuar njerëz në nevojë, për të ndihmuar familje në nevojë, studentë që të studiojnë ose për shumë gjëra të tjera unë jam vetë personalisht aktiv dhe jam gjithmonë emocional në këtë drejtim.
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!