Deputetët e Parlamentit kanë pasuruar edhe më shumë gjuhën nga seanca e së enjtes së kaluar. Fjalët banale u kufizuan, por në vend të tyre u përdorën etiketimet, por edhe batutat, siç ishte kjo e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali për Bashën.
Elisa Spiropali: Një pupac! Një njeri, që anëtarë kryesie të PD-së bëri atë të vezës, këtë kokë vezën këtu.
"Njeriu u vezës", që iu referua Spiropali, është deputeti demokrat Endi Hasa.
Endri Hasa: 5 milion euroshi i doganës, që nuk na i vidhte dot as me lezet, por i vidhte pa lezet, është e denjë për të bërë filma, se si "Nafijet" i thurnin lavde Skënderbeut, duke e krahasuar shefin me Skënderbeun, duke i thurur lavde, duke u lëpirë për t'u ngjitur në maja.
Lulzim Basha: Me këtë parti mund të ecësh përpara, vetëm po të jesh "Nafije" dhe po të vjedhësh.
Replikave me Spiropalin iu bashkua edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.
Monika Kryemadhi: Vetëm me një diplomë na e kaloni ju, për t'i lëpirë menderen kryetarit të partisë. Këtu na e kaloni dhe këtu nuk kemi se çfarë t'ju themi.
Elisa Spiropali: Nuk do të biem kurrë në nivelin tuaj të banalitetit, që nuk kursen askënd.
Monika Kryemadhi: I them kësaj "Andronikës", që ka qejf të rri me Skënderben, ngaqë nuk ka më socialistë, normal që të del ty, se këtu socialistët nuk janë më.
Dashamir Shehi: Ti merr përsipër atje, na vë nja 30 goca atje me kufje te veshi si call center dhe po na qeveris dhe biles ato gocat që janë po si gocat e tij, kanë të drejtë t'i kontrollojnë dhe t'i gjejnë në gabim këto gocat e tjera.
Arben Ahmetaj: Sali, ti më do shumë mua dhe unë të dua shumë ty. Sa herë që nevrikosesh me mua, unë e kuptoj që më do dhe unë të dua.
Sali Berisha: Kjo seancë mund të quhet "plasi peshku", sepse çdo gjë këtu në Parlament është fasadë.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!