Numri dy i ministrisw sw mbrojtjes sw Kosovws e ka quajtur absurde kërkesën e Serbisë drejtuar KFOR-it, për të siguruar lejen e dislokimit të trupave ushtarake dhe policore në Kosovë. Shemsi Syla thotë se kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë është i pamundur dhe s se kërkesa të tilla janë lojë e presidentit të Serbisë, i cili po krijon tensione.
-“ Një ushtri e cila ka bërë gjenocid nuk do të kthehet më në Kosovë, as nuk do të lejohet të kthehet më në Kosovë, duhet ta kuptojë Serbia se nuk ka vend për ushtrinë serbe në Kosovë, është ushtria e Kosovës këtu, është ushtria e NATO-s, ajo e cila i ka treguar ku e ka vendin dhe duhet ta kuptoje realitetin, sado të jetë i hidhur, pro e dimë se nuk po mundet me kuptu Serbia, po krijon tensione të ndryshme, po tenton me nxjerr nga kjo situatë e tensionuar për të qenë shumë më e favorshme në bisedime por kthimin e ushtrisë serbe për ne është i pamundshëm dhe i papranueshëm, assesi nuk ka mendje që mund ta arsyetojë një veprim të tillë”,
Zëvendësministri i Mbrojtjes thotë se ushtria e Kosovës po ngritet gradualisht në përputhje me standardet e NATO-s, ndwrsa vw theksin edhe te largimi i ushtarëve tw komunitetit serb nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
syla “Tani kanë qenë tre raste apo katër që kanë kërkuar, që janë paraqitur se kanë pasur presion, kanë pasur shantazh që të largohen, ndërsa jo më shumë, edhe ata iu kanë nënshtruar një presioni të tillë dhe bazuar në rrethanat që janë krijuar, atmosferën e krijuar të një kërcënimi dhe atmosfere të zymtë kanë kërkuar që t’i lënë vendet e punës(gjatë vitit 2022)”,
Syla tha ndwr tw tjera se pret që viti 2023 të shënojë gjithashtu anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut ku aktualisht ka vetëm rol vëzhgues. Kosova gjithashtu do të shënojë një prej ngjarjeve kryesore, ushtrimin “Defender Europe 23”, ku do të jetë vend pritës në pranverën e këtij viti.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#FSK#Kosove#TopChannelNews
Ещё видео!