Një 47 vjeçare është gjetur e vrarë me armë zjarri brenda në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 7 të qytetit të Durrësit. Ajo është Merita Hajdari , bashkëshortja e efektivit Sherif Hajdari.
Sipas policisë dyshohet se është një rast vetëvrasje, por ende nuk janë përcaktuar shkaqet dhe rrethanat. Në të njëjtën kohë nuk është verifikuar akoma nëse akti është kryer me armën e burrit të saj punonjës policie, apo me armë tjetër.
Policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes, kurse bashkëshorti i viktimës është shoqëruar për t’u marrë në pyetje./abcnews.al
Ещё видео!