Në Paris është rikthyer të martën makthi dhe frika nga terrorizmi, pas një alarmi për bombë në një nga stacionet më të rëndësishme të kryeqytetit francez.
Trafiku hekurudhor u ndërpre për dy orë, ndërsa stacioni Gare du Nord është evakuuar pas dyshimeve se një valixhe e braktisuar mund të përmbante lëndë shpwrthyese..
Mediat franceze raportojnë se policia u kërkoi të gjithëve të largoheshin nga stacioni i trenit që lidh veriun e vendit me kryeqytetin francez dhe bllokoi të gjitha autokolonat për kontrolle.
Qindra njerëz kanë pritur jashtë stacionit ndërkohë që autoritet kanë krijuar një perimetër sigurie.
Kompania që drejton metronë e Parisit specifikoi se trenat nuk kanë qarkulluar në asnjë drejtim afër këtij stacioni.
Në këtë stacion, një nga më të mëdhenjtë e Parisit, niset edhe treni për në Londër si dhe metrotë drejt aeroportit Charles de Gaulle.
Fotot dhe pamjet nga jashtë stacionit tregonin turma të mëdha njerëzish që presin në rrugët e Parisit të shqetësuar.
Skuadra e bombave ka njoftuar se alarmi për bombë ishte i rremë por shumë përdorues në Tëitter kanë shprehur frikë për rifillimin e mundshëm të sulmeve terroste nga ISIS, i cili duket të jetë rigrupuar pas tërheqjes së SHBA nga Afganistani.
Pamje : AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Parisi#France#TopChannel
Ещё видео!