Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim vendimin e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga posti i kreut të shtetit. Përmes një njoftimi kushtetuesja thekson se çështja do të kalojë në seancë publike, ndërsa data e saj do të caktohet në përputhje me rregullat proceduriale të gjykimit kushtetues.
Në seancën plenare të 9 qershorit, Kuvendi vendosi shkarkimin e Metës me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim duke miratuar në këtë ënyrë raportin e komsionit hetimor që u ngrit për këtë çështje. Tashmë do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të shprehet nëse gjetjet e Komisionit Hetimor për Metën përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
Meta është presidenti i parë në historinë e pluralizimit shqiptar për të cilin klërkohet shkarkimi nga detyra pas nismës së 55 deputetëve socialistë dhe hetimeve nga Komisioni i Posaçëm, pjesë të cilit ishin edhe deputetët e opozitës parlamentare. Maxhoranca socialiste kërkoi hetimin parlamentar dhe më pas vendosi për shkarkimin e tij në kuvend, duke marrë shkas nga deklaratat e ashpra dhe gjuha e përdorur nga kreu i shtetit para dhe gjatë fushatës parlamentare. Sipas socialistëve qëndrimet e Metës binin ndesh me rolin e tij si president mbi palët dhe ishin haptazi një fushatë e pastër politike. Kujtojmë se dy vite më parë PS ngriti një tjetër komsion parlamentar për shkarkimin e Metës si president, pas dekretit të tij që anuloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 dhe caktimin e jë date tjetër të mbajtjes së tyre në tetor.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kushtetuesja#Meta#TopChannel
Ещё видео!