Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se mercenarët e grupit rus, Ëagner, po punojnë me paramilitarët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake pa stema në Kosovë.
Në një intervistë për The Telegraph, Osmani ka ngritur alarmin se ky operacion ka për synim të krijojë terrenin për një sulm të mundshëm hibrid të Serbisë për të marrë nën kontroll territore të Kosovës.
Këto përgatitje nga Serbia sipas Osmani ngrenë paralele me aneksimin e Krimesë nga Rusia më 2014, kur ushtarët rusë, të veshur me uniforma pa stema, përgatitën rrugën për marrjen e gadishullit ukrainas nga Moska. “Ata po sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saj, pa e quajtur operacion ushtarak”, tha Osmani.
Sipas saj, objektivi i Serbisë është “të përgatisë situatën për një aneksim të mundshëm – jo përmes një operacioni tradicional ushtarak, por përmes një lloj sulmi hibrid”.
Sipas Osmanit, Beogradi po vazhdon të rrisë tensionet në rajon në bashkëpunim me Ëagner-in, që kohët e fundit ka nisur fushatën për rekrutimin e serbëve për luftën në Ukrainë. Madje, sipas presidentes, serbët po hapin llogore dhe barrikada të stilit ushtarak, që mund të përdoren për të luftuar.
Presidentja e Kosovës tha se strategjia e fshehur për kontrabandimin e armëve dhe municioneve është duke u zhvilluar në të paktën gjashtë muajt e fundit. Sipas Osmanit, kjo strategji ka synimin “e njëjtë” me atë që përdori presidenti rus, Vladimir Putin, kur aneksoi paligjshëm Krimenë.
“Nëse shikoni se çfarë bëri Putini më 2014, është i njëjti skenar. Fillimisht, ai armatosi rusët që jetonin atje, mandej ai krijoi operacione të rreme dhe më pas ai
dërgoi këto grupe paramilitare. Ka të dhëna të qarta se grupet paramilitare serbe po planifikojnë dhe organizojnë këtë [së bashku me Ëagner-in]. Sa ka qenë numri i tyre që ishin në kufi apo brenda [territorit të Kosovës], është diçka që ende po hetohet”, tha presidentja Osmani.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Serbi#TopChannel
Ещё видео!