Ish-kryebashkiaku i Kavajës thirret për të dëshmuar për tendera publik gjatë kohës që ishte titullar i institucionit
Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi është paraqitur në SPAK për t’u pyetur në lidhje me hetimet që po bëhen për disa tendera të kryera gjatë kohës kur ka qenë në detyrë. Roshi u paraqit në dyert e Prokurorisë së Posaçme, pas një flet-thirrjeje të dërguar nga Byroja kombëtar e hetimit. Për rreth 1 orë, Roshi u mor në pyetje nga prokurorja Enkeleda Millonai. Kjo e fundit pyeti Roshin lidhur me tenderat publikë që janë firmosur nga ai gjatë kohës që mbante postin e kreut të bashkisë së Kavajës. Kjo në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe si ish-titullar i institucionit publik.
Kjo është hera e parë që ish-kryebashkiaku paraqitet në dyert e SPAK, për tu marrë në pyetje. Ai u paraqit pa avokat mbrojtës, ndërsa pas seancës së marrjes në pyetje, ai refuzoi të japë një prononcim për mediat.
Roshi ka mbajtur postin e kryebashkiakut të Kavajës, por dha dorëheqejen për shkak të ligjit të dekriminalizimit për një dënim që kishte pasur në Itali gjatë kohës që ishte minoren. Dorëheqja e tij u bë në vitin e parë të mandatit të dytë si kryetar i bashkisë së Kavajës.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!