Aleksandar Vuçic ka lënë të kuptohet se nuk do të tërhiqet përpara protestuesve. Ai tha se nuk do të dorëzohej ndaj kërkesave të opozitës për një qeveri kalimtare dhe akuzoi kundërshtarët e tij se po përdorin studentët në përpjekje për të marrë pushtetin. Megjithatë sipas Associated Press, presidenti serb në të njëjtën kohë inkurajoi dhënien e subvencioneve për blerjen e apartamenteve apo shtëpive për të rinjtë, e kjo u pa gjerësisht si një përpjekje e tij për të qetësuar tensionet mes protestave masive në vend. Me dhjetëra mijëra vetë u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duke protestuar kundër Vuçiç dhe qeverisë së tij. Protesta e organizuar nga studentët dhe sindikatat e fermerëve, është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacioni hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit, që ka pas vetes 15 të vdekur me një nëntor. Tubimi nisi me një heshtje 15-minutëshe në nderim të viktimave dhe u pasua nga brohoritjet "I keni duart e përgjakura”. Protesta më të vogla u mbajtën edhe në qytetet e Nishit dhe Kragujevcit.
Shumë në Serbi fajësojnë për fatkeqësinë korrupsionin e përhapur dhe punimet e dobëta në ndërtesën e stacionit hekurudhor, që u rinovua dy herë në vitet e fundit si pjesë e projekteve të dyshimta që përfshijnë kompanitë shtetërore kineze. Protestuesit kërkojnë që Presidenti Vuçiç dhe përgjegjësit për shembjen e çatisë, të përballen me drejtësinë. Tubimi në Trg Slavija të Beogradit, një nga më të mëdhenjtë në vitet e fundit, u thirr nga studentët dhe sindikatat e fermerëve.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Serbi#Protesta#TopChannelNews
Ещё видео!